Me kamion drejt Anglisë, shoferi “spiun” zbulon 7 shqiptarët
Shtatë shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Hollandë.

Mësohet se ka qenë shoferi ai i cili ka lajmëruar policinë, kur ka parë 7 burra të hyjnë në trajlerin e tij.

Shqiptarët po synonin të iknin në Angli, por janë arrstuar te fshehur në kamion.

Kjo metodë nuk është e panjohur, pasi edhe më parë shqiptarët kanë zgjedhur këtë mënyrë tpër të shkuar në Britaninë e Madhe.

Të arrestuarit janë të moshave nga 16-26 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ndodhi në zonën e Moerdijk. Kjo pikë kalimi shërbente si “shteg” për shqiptarët, që përmes fshehjes në kamionë, arrinin të kalonin në tokën angleze. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori