Më i madhi në 100 vjet! Ky është asteroidi që mund të sjellë shkatërrimin në tokë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Asteroidi 5 kilometër i gjerë i quajtur "Florence" do të kalojë sot shumë pranë tokës duke bërë që NASA ta ndjekë me shumë përparësi trajektoren e tij.

Ai do të kalojë rreth 7 milionë kilometra në distancë nga toka, por edhe pse duket krejtësisht zonë e sigurt, NASA e cilëson të "afërt" si largësi kozmike, shkruan Albeu.com.

Ai është i madh sa disa fusha futbolli dhe nëse do të përplasej me tokën do të shkaktonte për vite me radhë një klimë të ngjashme me atë të akullnajave duke i zbritur temperaturat me mesatarisht 8 gradë celsius për shkak të tymit që do të ngjitej në ajër duke penguar rrezet e diellit të depërtonin.

Përllogaritet që njëherë në 2 000 vjet tokën t'a godasë një asteroid një madhësi mesatare duke shkaktuar dëme lokale, ndërsa një herë në disa milionë vit ta godasin asteroidë që mund të shkatërrojnë jetën në tokë.

Megjithatë, largësia e "Florences" është tepër e sigurt sipas NASA-s dhe kjo nuk përben asnjë rrezik për tokën. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori