"Më hyri në 1 të natës në shtëpi", aktivitsja amerikane çon në burg "doktorin"
Policia e Tropojës bën të ditur se ka vënë në pranga një shtetast 54-vjeçar i cili është denoncuar për përdjekje nga një grua.

Denoncuesja është shtetesja amerikane por që prej vitesh banon në Tropojë, Catherine Bohne 50 vjeç e njohur si një nga aktivistet më të flakta për mbrojtjen e Valbonës.

Sipas të dhënave shtetasi në fjalë kishte kohë që përndiqte Catherinen derisa një natë i ishte futu në shtëpinë e saj.

“E njeh e gjithë Tropoja, e thërrasin doktor grash, ose mjek popullor. Ai lëviz shtëpi më shtëpi dhe unë e përshëndesja si gjithë të tjerët“ është shprehur Catherine Bohne.

“Ishte ora 1 e natës kur u hap dera. Isha vetëm dhe bërtita fort. Ai u largua menjëherë pas kësaj. Nuk kisha njohje me të, si gjithë banorët e tjerë. E përshëndesja. Bëra denoncimin, ndërsa policia erdhi menjëherë“, ka shtuar më pas ajo.

Duhet theksuar se ai është kallëzuar dhe herë të tjera për përndjekje nga gratë e zonës pasi është “i njohur” për sjellje të tilla, por është lënë sërish i lirë nga Gjykata e Tropojës.


Informacioni i plotë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin;

-I.B., vjeç 54, banues në Bujan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi I.B., ka disa kohë që e përndjek një shtetase 50 vjeçe ku ka tentuar të hyjë në banesën e saj.

Shtetasi I.B., është arrestuar dhe më parë, për të njejtën vepër penale “Përndjekja”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Përndjekja”. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori