“Më futi në borxhe”, flet e penduar gruaja që vrau burrin
Pëlqej
Violeta Donaj, 35-vjeçarja që vrau bashkëshortin me tre plumba pistolete tre ditë më parë në tregun e Milotit është shfaqur e penduar në gjyq duke kërkuar mëshirë.

Sot në seancën gjyqësore kundër saj Violeta Donaj ka shpërthyer në lot teksa në sallë u vendos që ajo të qëndrojë në burg. Çështja i kaloi Krimeve të Rënda pas masës që Gjykata e Laçit mori për të.

Vetë Violeta Donaj ka kërkuar falje për krimin që ka bërë, por asgjë nuk ndryshoi në qëndrimin e gjykatës për masën e arrestit.

“Nuk kam dashur të kryej krimin, por gjithçka ka ndodhur në një moment dobësie për mua. Jam penduar për atë çfarë ka ndodhur, pavarësisht se kishim konflikte të vazhdueshme me burrin. Ai më keqtrajtonte, konsumonte alkool dhe luante bixhoz në vazhdimësi. Hynte në borxh dhe më detyronte mua me dhunë që t’i gjeja paratë për të paguar borxhet që kishte. Më parë i sillnin para vëllezërit dhe motrat, por kohët e fundit nuk i kishin sjellë”, tha Violeta Donaj në Gjykatë. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori