Me frymëmarrje të rënduar dhe i kërrusur, Rama merr meritat për Eurobondin 7-vjeçar
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka komentuar vendimin e tregjeve të Kapitalit.

Shqipëria ditën e djeshme ka arritur të emetojë një eurobond 7- vjeçar me vlerë 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62%.

Meritat sipas Ramës i takojnë vetëm qeverisë së tij dhe sipas tij, borxhi i marrë është një provë se gjendja financiare është shumë mirë dhe jo sic përflitet nga opozita.

"Ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe kemi arritur një rezultat që na inkurajon shumë dhe që faktikisht garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim ekonomik e social, duke adresuar rimëkëmbjen se ne dolëm nga dy goditje njëra pas tjetrës dhe ambicien tonë për një shtysë të fortë para të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.

Sapo të jemi gati në javët në vijime planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit, si e ka bërë me dije ministri i Shtetit që është edhe koordinatori i punës për planin e ri kombëtar, nuk do të jetë plan zhvillimi në letër, aq më pak strategji në dokument që duhet përkthyer në masa, por një plan verimi i kalendarizuar në afat të shkurtër, mesëm dhe gjatë.

Ajo që ka ndodhur dje me Shqiperinë, është ajo që merr vlerësimin e situatës në aspektin e gjithë parametrave ekonomike dhe merr vlerësimin lidhur me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur, dhe më keq që për atë pjesë të vëmendjes që opozita i ka kushtuar këtij lajmi ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare se bëhet fjalë për Shqipërinë dhe popullin jo për qeverinë edhe pse nuk diskutohet që është meritë e kësaj qeverie që dalim me këtë vlerësim në tregjet e kapitaleve pas dy goditjeve.

Por ne dolëm me një prim zero dhe më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e balonave tabake pa bisht, ishin më të bukura dhe bindëse se ato tauket, që ishin thjesht me fletë a4, ato tabake kishin skelet dhe formë ndjellëse, po kur nuk kishin bisht nuk fluturonin dot, e më vjen keq që si balonë tabakë PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, e kundërta është e vërtetë, ne kemi marrë konfirmim nga tregjet që na bën vend të besueshëm plotësisht, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë e investimit"-ka thënë Rama. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2020, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori