Me foton "intime", Alban Ramosaj uron kështu vajzën e biznesmenit shqipotar (FOTO LAJM)

Alban Ramosaj është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare që gjithnjë ka ditur të fitojë zemrat e publikut me këngët e dashurisë apo balada.

Nisur nga arti që ai prodhon, në sytë e publikut është veshur me tiparet e çunit romantik, i ëmbël dhe padyshim tepër i bukur.

Dhe këtë herë këngëtari nuk ka zhgënjyer. Ditën e sotme Kleoniki Delijorgji feston ditëlindjen, fatkeqësisht larg Albanit, por kjo nuk e pengoi atë t’i bënte një super urim.

Autori i hitit “Aurora” ka ndarë në Instastory pjesë nga kënga e tyre “Unity”, teksa ka shkruar:

Gëzuar ditëlindjen Kleo! Më ka marr malli shumë, ëngjëll. E dua këtë kujtim që kemi së bashku!

Që prej tetorit të vitit të kaluar, Albani është përfolur për një lidhje dashurie me Kleoniki Delijorgji.

Ata e kanë bërë lëmsh rrjetin me postimet e tyre, dedikimet e shumta për njëri-tjetrin dhe fotot pikante së bashku.

Më 14 shkurt ata sollën këngën e parë të titulluar “Unity” me të cilën u fiksuam me dëgjim të parë!

Ky material muzikor është bërë fiks për Nikin dhe Albanin, të cilët shfaqin edhe një kimi të madhe me njëri-tjetrin në klip.


Shtuar më 29/08/2020, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori