Me flokë të zinj e me balluke, do e njihnit Fifin para shumë vitesh? (FOTOLAJM)
Ajo është padyshim një ndër personazhet më të
dashur të showbiz-it shqiptar. Është fjala për
Fifin, e cila në pak vite në tregun muzikor ka arritur që të ketë shumë sukses dhe të pëlqehet shumë nga fansat.
Që në daljen e saj të parë,
këngëtarja e njohur është komentuar shumë dhe për format trupore të saj. Madje edhe tani që ka humbur disa kilogramë, ajo sërish është vënë në qendër të kritikave.
Por pavarësisht kësaj, Fifi ka sqaruar se mori vendimin që të binte në peshë për arsye shëndetësore. Ndërkohë, së fundmi
këngëtarja e
dashur për publikun ka shuar kuriozitetin e të gjithëve teksa ka publikuar një foto të rrallë nga fëmijëria.
Nuk dihet se në çfarë moshe ka qenë
këngëtarja, por ajo pozon krah të afërmve të saj, teksa flokët i ka të zeza dhe me balluke.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 14:08