Me femër në makinë dhe pa siguracion? Berisha zbulon "sekretin" e Ahmetajt
Pëlqej
Arben Ahmetaj mbeti i plagosur mbrëmë në aksidentin e ndodhur në Kumanovë duke u futur për në Serbi. Albeu.com mësoi nga spitali se ai kishte dëmtime në femur dhe mushkri.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, përmes të cilit ai pretendon se makina luksoze Range Rover e Ahmetajt ishte pa siguracion.

Postimi i Berishës

E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!
"Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ishministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku ivertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç'po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!"
Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor! sb"
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori