ME DYER TË MBYLLURA/ Plas sherri mes demokratëve dhe socialistëve në Komisionin për Tahirin
Po vijon me tonelarta mbledhja me dyermbyllura e Komisionit për Mandatet në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbledhja është me dyermbyllura dhe askush nuk lejohet të marrë pjesë atje përveç prokurorëve dhe deputetëve që kanë firmosur deklaratën e ruajtjes së sekretit në lidhje me përmbajtjen e dosjeve, por tashmë që kanë kaluar disa orë nga fillimi i seancës së dytë, debati ka filluar me tonelarta.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se tonet e larta dëgjohen shpesh deri në korridoret e selisë së Kuvendit, ku socialistë dhe demokratë janë duke debatuar në lidhje me provat e paraqitura nga prokuroria. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori