Me dy standarde, ja si i arreston policia maqedonasit dhe ja shqiptarët (FOTO LAJM)
Policia e Maqedonisë vepron me dy
standarde dhe se nuk e respekton ligjin njësoj si për
shqiptarët edhe për maqedonasit.
Lirimi i personave nën hetim të cilët akuzohen për sulmin e tmerrshëm në Kuvend, është gjithashtu një tregues se gjyqësori me çdo kusht synohet të mbahet nën kthetrat e dirigjimit politik.
Madje, kjo është vënë re edhe gjatë arrestimeve të huliganëve në Kuvend, ku
policia maqedonase trajtohen
sikur të ishin disident, ndërsa në rastet kur
shqiptarët akuzohen padrejtësisht, ata sillen si të ishin terroristë, përcjell "Ina".
Edhe sulmuesi i nënkryetares së LSDM-së Radmilla Shekerinskës, u pa teksa përcillej në gjykatë
sikur të ishte një bos, me njërën dorë në xhep dhe me tjetrën duke pirë cigare, edhe pse nga pas kishte tre policë që e ndiqnin nga pas. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2017,
ora 16:29