"Më drejtuan automatikun në kokë", Budina tregon momentin e shembjes së Teatrit
Regjisori Robert Budina ka treguar në studion e “ABC Neës”skenën kur është përplasur për herë të parë me policinë që kishjte shkuar për të shembur teatrin.

Budina ka treguar se i kanë drejtuar automatikun në kokë dhe se fadroma kishte nisur punën.

“Nga Teatri nuk është hequr asgjë. Kjo është për tu hetuar. Prokuroria duhet të futet në lojë. Në momentet e shembjes besoj duhet të ishim mbi 30 persona. Terrori psikologjik ishte i jashtëzakonshëm, kam parë nga filmimet se kanë përdorur spraj. Dëgjonim, ulërima, njerëz që qanin. Dëgjuam lëvizjet e fadromës dhe nisëm të dalim.

Rreth katër veta mu turrën përballë për të ushtruar presion. Kur dal tek dera e teatrit , një person që ishte me automatik, më drejtoi automatikun në mënyrë të qartë për të ushtruar presion. Kisha nevojë për të gjithë popullin që ai terror të merrte atë që meritonte.

Ky është instalimi i shtetit policor. Nuk jam specialist, por nga informacionet që kemi thuhet se ishin njerëz të ushtrisë”, u shpreh Budina.

"Më vendosën automatikun në kokë", Budina tregon momentin e shembjes së Teatrit

Shtuar më 19/05/2020, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori