Kryetarja e LSI-së Monika
Kryemadhi mbajti sot një deklaratë për mediat, pasi u konfirmua në krye të LSI-së.
Kryemadhi falenderoi pjesëmarrësit teksa tha se LSI do të jetë partia e dyerve të hapur dhe të rinjve, të cilët nuk do të jenë
vetëm anëtar por në strukturat drejtuese të kësaj force
politike.
“Pjesëmarrja juaj në zgjedhje ishte manifesitm i shkëlqyer solidariteti dhe besimi, pjesmërrja është një sfidë e fituar, çka më bën mua sot kryetaren më të nderuar, sepse kam nderin të kem në krah njerëz të ndershëm, ndaj ndjej detyrim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Dua me dorë në zemër të them faleminderit LSI.
Sot është
vetëm fillimi, ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat e mëdha që na presin. Që të fitojmë mbi vështirësitë duhet tu ofrojmë shqiptarëve shpresën, atë shpresë që ju mungon, që është grabitur dhe është vrarë nga një qeveri pseudo-rilindëse. Ne dimë të krijojmë vende pune, do të ndihmojmë familjet shqiptare të menaxhojnë koston e jetesës. Do të të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndihet në Shqipëri si në shtëpinë e tij”. tha
Kryemadhi.
“Unë sot jam shumë krenare për të gjithë ju, sepse më bëtë një grua që është drejtuesja e një partia
politike. Dua të dëshmoj se gratë dinë të drejtojnë. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen familjet e tyre përditë. Ato dinë të jenë drejtuese të zonja, prandaj kemi nevojë të kemi sa më shumë gra në
politike. Të dashur anëtare të LSI, unë e mora drejtimin e LSI në një kohë mjaft të vështirë për të.
Unë sot e solemnisht e shpall se do ta bëj një parti të mirëpritur jo
vetëm për anëtarët e LSI. Ne do të kemi një parti jo
vetëm me dyer të hapura, por sidomos për të rinjtë dhe të rejat që ishin pjesa kryesore. Prandaj vazhdoj të ftoj të rinjtë dhe të rejat që të jenë pjesë e LSI, jo
vetëm si anëtare, por drejtues”, shtoi ajo.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 14:36