“Rëndësi ka të mos humbasim qytetarinë”, Amos bën reagimin e parë pas daljes nga BBV

Aktori Amos Zaharia la mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Big Brother. Ai rezlutoi si më pak i votuari nga publiku pasi të gjithë banorët ishin në nominim. Dalja e Amosit, i komentuar gjatë si krahu i djathtë i Olta Gixharit, ka bërë mjaft bujë.

Reagimet kanë qenë të shumta, por pak minuta më parë Amos ka thënë fjalën e tij pas fundit të këtij rrugëtimi.

Postimi i plotë i Amos:

Te dashur miq! Ju falenderoj shume per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne bbv. Qendrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qene i lehte, ndaj jam i lumtur qe i rikthehem jetes dhe angazhimeve te mia.
Shume prej jush qe me njohin e ma dine humorin me kane kuptuar, e shume te tjere qe nuk me njohin, keqkuptuar…Nese dikush eshte ndjere i fyer apo i prekur nga shakate e mia, sjellja ime, qendrimet e mia ne raport me komunitetin brenda shtepise, kerkoj ndjese! BBV eshte nje loje, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele ne shoqeri. Ajo qe ka rendesi eshte te mbetemi njerez dhe te mos humbasim qytetarine, dhe ketu perfshij edhe veten time mbi te gjithe! Ju perqafoj te gjitheve! Have a nice BBV fellas!!