Me armë, sëpata dhe kaçavida: Shqiptarët terrorizojnë lagjen italiane gjatë sherrit mes tyre (VIDEO)

Autoritetet italiane kanë arrestuar një grup prej gjashtë shqiptarësh që terrorizuan një lagje në Bari gjatë sherrit të tyre në rrugë.

Dëshmitarët lokalë bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë një grup nga Kavaja dhe një tjetër nga Rrogozhina.

Mediat italiane raportojnë se njëri nga shqiptarët kishte pistoletë, ndërsa pjesa tjetër ishte pajisur me sëpatë, kamxhik dhe kaçavida.

Në pamje shihen se si dy nga shqiptarët përpiqen t’ia mbathin me makinë, por pas një rrotullimi përplasen me pemën.

Pas kësaj, makinës i afrohen 4 shqiptarët e tjerë të cilët i nxjerrin nga makina me forcë 2 bashkatdhetarët e tyre.

Një nga shqiptarët duket i plagosur në kokë dhe në fytyrë. Policia ka arrestuar fillimisht 4 persona, dhe më pas 2 të tjerët që tentuan të fshihen.

Nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit.
Shtuar më 15/03/2019, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori