Me arkivol zbuluar, uniformë ushtarake greke dhe klithma: Skenari për të rritur tensionet në Bularat

Pëlqej
Ndryshe nga sa kanë bërë thirrje të gjithë njerëzit me mend në Greqi dhe Shqipëri, që ngjarja e rëndë në Bularat ku ekstremisti Kostantinos Katsifa u neutralizua pas tentativës për të vrarë policë, të tejkalohej në qetësi, familjarët e tij dhe struktura të caktuara janë duke u përpjekur që ta kanalizojnë në drejtim tjetër.

Ka një tentativë për të rritur tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë duke përdorur trupin e tij dhe skenari ka nisur nga sot, kur ai është dërguar në Bularat i veshur me uniformë të ushtrisë greke, ndërsa ky zhvillim është publikuar LIVE në disa media helene.

Po ashtu, një pjesë e mediave helene, që janë pranë partive ekstremiste të djathta atje janë duke tentuar që ta përdorin ngjarjen për agjendat e tyre kundër qeverisë së Tsiprasit duke rritur me kast tensionin.

Pamje e transmetuara prej tyre janë tejet makabre nga trupi i Katsifasit i zbuluar dhe ulërimat në shtëpinë e tij ku duket se qëllimi është vendosja në vështirësi i e qeverisë së Tsiprasit dhe rritja e votave për Agimin e Artë dhe partinë e Kamenosit.

E gjithë kjo po ndodh me një regji qendrore dhe dashtë Zoti askush të mos bjerë në kurthin e përgatitur! /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori