Me 50 mijë euro kokainë të pastër në makinë, kapet shqiptari në Itali
Karabinierët kanë arrestuar një 36-vjeçar shqiptar, pasi gjatë kontrolleve në automjetin e tij i është gjetur rreth 500 gram kokainë të pastër.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se kokainën e kishte fshehur në një zarf brenda kroskotit të makinës.

Siç raportojnë mediat fqinje, sasia e drogës nëse do të dilte në treg, përllogaritej në shifrat deri në 50 mijë euro.

Ende nuk dihet se kush mund të ketë qenë destinacioni dhe porositësit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2018, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori