Me 17 shkurt Kosova shënon 5-vjetorin e pavarësisë
Të dielën mbushen 5 vite nga krijimi i shtetit të Kosovës. Në 17 shkurt të vitit 2008 u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme, solemne dhe plenare, e Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, filloi pas orës 15:00 dhe në rend dite kishte dy pika të rëndësisë historike: miratimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe miratimin e simboleve shtetërore të Kosovës.

Në seancë morën pjesë 109 deputetë, ndërsa të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë nga radhët e përfaqësive diplomatike, si dhe pjesëtarët e familjes së Adem Jasharit dhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova.



“Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj; të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes; të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, miraton Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive; të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jepet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet; të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë; duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, deklaronte kryeministri Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori