Akoma nuk është harruar vrasja e Eva Lerës nga bashkëshorti i saj
Todi Lera dy vjet më parë në Vlorë.
58
vjeçari tentoi vetëvrasjen pasi mbyti me duar
bashkëshorten, ndërsa më pas u dënua me burg për krimin e kryer.
Por, siç mëson gazetarja e ABC Glidona Daci,
Todi Lera ka ndërruar jetë sëfundmi në spitalin e Burgut në QSUT. Burimet bëjnë me dije se shkak për vdekjen e tij ishte koronavirusi, sëmundje të cilës 58
vjeçari nuk ka mundur t’ia dalë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2019, ku
Todi Lera vrau
bashkëshorten e tij Eva duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Pas krimit ai
tentoi të vriste veten duke u arrestuar ndërkohë nga policia.
Lera kaloi disa javë në spital dhe më vonë u dënua për vrasjen e bashkëshortes.
Mësohet se ai u infektua dy javë më parë me koronavirus në burg dhe përkeqësimi i gjendjes bëri që të shtrohej në spital, ku edhe humbi jetën.
Shtuar më 25/12/2020,
ora 13:29