Marrëdhënia nuse-vjehrrë këto ka! Çfarë e pengon harmoninë mes Victoria Beckham dhe Nicole?

Thashethemet që qarkulluan se ka krizë në marrëdhënien nuse-vjehrrë mes Nicole Peltz dhe Victoria Beckham qenkan të vërteta!

“Ata nuk kanë folur shumë me të në muajt e fundit,” tha një burim për Page Six, duke shtuar madje se pati tensione kur Brooklyn postoi një kopertinë të revistës britanike Tatler dhe e quajti Peltz, “Zonja e re Beckham”.- është shprehur një burim.

Marrëdhëniet mes tyre thuhet se janë ftohur që kur Beckham-s organizuan pjesërisht dasmën e çiftit të ri në prill.

Janë shfaqur raporte se Victoria dhe David bashkë me fëmijët nuk u ftuan të uleshin në tryezën e sipërme e cila në vend të tyre u mor nga babai miliarder i Nicolas, Nelson, dhe nëna e saj modele Claudia dhe vëllezërit e motrat e saj.

Nga ana tjetër, Brooklyn duket më i afërt se kurrë me vjehërrit e tij, së fundmi duke pasur emrin e familjes së gruas së tij të shkruar në gjoks me shkronja të mëdha të zeza.

Burimi zbuloi gjithashtu se asnjë nga Beckham-ët nuk arriti në tavolinën e parë në dasmën e çiftit, në kundërshtim me traditën e kahershme.