Mbyti gruan me litar, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për 75-vjeçarin
Prokuroria e Krimeve të Rënda mëoshet se ka kërkuar burg të perjetshëm për 75-vjeçarin">75-vjeçarin Namik Velaj i cili më 3janar 2017 mbyti gruan e tij me një litar.

Gjithashtu është kërkuar burg me të paktën 3 vjet heqje lirie edhe për mjekun Ilir Tanku, i cili e kishte raportuar vdekjen e gruas, Verke Velaj si natyrale.

Në atë kohë mjeku kishte raportuar se gruaja nuk kishte shenja dhune por mund të kishte vdekur nga hiper tensioni.

Në mënyrë që ti shpetonte policisë, 75-vjeçari i lidhi një shall rreth qafës bashkëshortes dhe u tha njerëzve që të mos e hiqnin se ishte amanet nga e bija.

Por kunatat e së ndjerës pikasën poshtë shallit hematoma të zeza të shkaktuara nga litari me të cilin gruaja u mbyt.

Më pas policia zbuloi se kishte të bënte me një vrasje. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori