Mbyti foshnjën e saj, gjykata çon në shtëpi 19 vjeçaren shqiptare
Pëlqej
Ka tronditur mbarë opinionin, vajza shqiptare e cila mbyti fëmijën e saj dhe e hodhi në koshin e plehrave.

Vajza, e quajtur Hara u arrestua bashkë me nënë e saj 54-vjeçare, pasi hetuesit grekë zbardhën vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë.

Të dyja janë me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.

Gjykata greke vendosi të lërë në “arrest shtëpie” vajzën shqiptare 19-vjeçare që akuzohet për vrasjen e foshnjes së saj të porsalindur, ndërsa la në “arrest me burg” mamanë e saj.

Para trupës gjykuese, 19-vjeçarja pranoi krimin, ndërsa e ëma refuzoi akuzat dhe mohoi që të ishte bashkëpunëtore. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori