Mbyti foshnjën e saj 9 muajshe, arrestohet gruaja në Devoll
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 46 vjeçare e cila ishte dënuar me 20 vite burgGreqi për vrasje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Arratia”, është bërë i mundua arrestimi i Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, e cila ishte dënuar me burg nga gjykata greke.

Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor “Arratia”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Devoll, për kapjen e një shtetaseje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga 46-vjeçarja e dënuarGreqi, me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Strukturat për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Zyrën e Interpol Tirana dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetases në kërkim ndërkombëtar:

Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

Shtuar më 12/11/2020, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori