Mbytet nëna, po bënte plazh me të bijën
Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën sot në Itali, pasi u mbyt në det.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të ditës së sotme në Metaponto Lido.

E reja shqiptare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, kishte shkuar në plazh me vajzën e saj 6-vjeçare.

Sipas dëshmitarëve okularë, ajo ishte së bashku me të bijën">bijën duke u larë në det, teksa në një moment kërkoi ndihmën e rojeve të plazhit, të cilët ndërhynë duke i nxjerrë në breg, ku iu dha ndihma e parë.

Më pas nënë e bijë u transportuan për në Spitalin San Carlo të Potenza-s.

Fatkeqësisht 26-vjeçarja ndërroi jetë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përdorimit të defibrilatorëve, ndërsa vajza e vogël ndodhet jashtë rrezikut për
Shtuar më 17/08/2019, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori