Lavrov udhëtim në Bjellorusi, i dyti brenda disa javësh

Ministri i Jashtëm rus do të bëjë udhëtimin e tij të dytë në Bjellorusi brenda disa javësh, raporton Sky News.

Sergei Lavrov thuhet se do të shkojë në Minsk të enjten e ardhshme për t’u takuar me anëtarë të ministrisë së jashtme të Bjellorusisë.

Herën e fundit që ai ishte në Minsk ishte më 19 dhjetor, kur edhe presidenti Vladimir Putin udhëtoi në Bjellorusi.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Rusia ka ushtruar presion ndaj Bjellorusisë për të dërguar trupa në konfliktin në Ukrainë, megjithëse ende mendohet se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë./albeu.com