Mbyllet hipoteka në këtë qytet, 8 punonjës infektohen me koronavirus
Ttetë punonjës janë infektuar me koronavirus në hipotekën e Korçës, dukë i vënë drynin kësaj të fundit.

Fillimisht u infektuan dy punonjës, por në 24 orët e fundit 6 punonjës të tjerë kanë rezultuar pozitiv.

2 punonjëset e para që rezultuan pozitivë u identifikuan në datën 15 Tetor, pra rreth një javë më parë, ku duhet theksuar se tamponet për të tjerët kanë dalë me disa ditë vonesë.

Gjatë ditës së djeshme drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Gjatë këtyre katër ditëve do te merren masat për dizinfektimin e ambienteve të Hipotekës, si dhe do të pritet përgjigja për punonjës të tjerë, të cilët kanë qenë kontakte me personat që kanë rezultuar pozitiv.

Shtuar më 22/10/2020, ora 08:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori