Mbyllet Gjermania për një muaj, Merkel: Shkollat, dyqanet dhe kishat qëndrojnë hapur
Qeveria federale gjermane dhe qeveritë e landeve duan të vënë nën kontroll shifrat me rritje drastike të infektimeve me Covid-19, duke vendosur kufizime masive të kontaktve gjatë gjithë nëntorit. Sipas ARD dhe agjencisë gjermane të lajmeve dpa në konsultimet me video midis kancelares Angela Merkel (CDU) dhe kryeministrave të landeve federale, kufizime të reja masive në jetën e përditshme do t’u vijnë qytetarëve nga e hëna e ardhshme, 2 nëntor.

Pas dy javësh, rreth 11 nëntorit, kancelarja dhe krerët e qeverive të landeve duan të diskutojnë përsëri, të vlerësojnë objektivat e arritura përmes masave dhe të bëjnë përshtatjet e nevojshme.

Në videokonferencën e Merkelit me kryeministrat e landeve po diskutohen dhe vendosen për momentin kufizimet specifike të kontaktit. Qëllimi është të frenohet deri në Krishtlindje numri i i rritur në mënyrë masive i infektimeve.

Kufizime drastike të kontaktit

Sipas pjesëmarrësve, aktivitetet, që i shërbejnë argëtimit dhe kohës së lirë do të ndalohen në masë të konsiderueshme. Teatrot, operat dhe sallat e koncerteve duhet të mbyllen deri në fund të muajit. Sipas dpa, kufizimet prekin gjithashtu edhe kohën e lirë dhe sportet amatore; sportet individuale pritet të përjashtohen. Sporti profesionist në nëntor duhet të zhvillohet pa spektatorë. Kjo vlen edhe për Bundesligën e futbollit.

Qëndrimi i përbashkët në publik i lejohet vetëm anëtarëve të familjes vetjake dhe të një familjeje tjetër, me maksimumi dhjetë persona. Shkeljet e këtyre kufizimeve të kontaktit do të ndëshkohen nga autoritetet rregullatore.

Gatishmëri e madhe për t’i marrë masat

Sipas dpa, kryeministrat e landeve treguan që në krye vullnet për të marrë vendimet e nevojshme. Disa, si Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Müller (SPD), i cili aktualisht po kryeson Konferencën e Kryeministrave, theksuan se ai dhe kolegët e tij do të donin që qeveria gjermane të jepte mbështetje për marrjen e një vendimit. Nga pjesëmarrësit u tha se tashmë ishte gjetur një konsensus për shumë pika në diskutimin e brendshëm paraprak të landeve.

Kryeministrja e landit të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore Manuela Schëesig kërkoi mirëkuptim në parlamentin e landit në Schëerin për masa më të ashpra për të frenuar koronavirusin. Pa masa të mëtejshme paraprake, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore do të arrinte nivelin kritik të 50 infektimeve të reja për 100.000 banorë brenda shtatë ditëve, më e vonta për dy javë, tha politikania e SPD.

Planifikohet ndihmë për bizneset e vogla
Shtuar më 28/10/2020, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori