Mbyllen tri shkolla në Prishtinë pasi përdoret për ngrohje naftë kancerogjene
Kryetari i komunës të Prishtinës Shpend Ahmeti, ka urdhëruar mbylljen e tri shkollave në Prishtinë, pasi nga mostrat e marra nga disa shkolla të kryeqytetit të Kosovës, ka rezultuar se disa lëndë djegëse që po përdoren për ngrohjeshkolla, si nafta dhe mazuti janë me përqindje shumë më të lartë sulfuri.

Përqindja e lartë e sulfurit rrezikon seriozisht shëndetin e nxënësve. Prandaj do të ndërpritet mësimi në tri shkolla fillore.

Deri në momentin që Komuna e Prishtinës do të ketë analizat përfundimtare nga Instituti i Shëndetit, shkollat ku dyshohet se përdoret natë kancerogjene do të qendrojnë të mbyllura.

Në një konferencë për shtyp u theksua se mësimi do të ndërpritet në shkollën fillore “Asim Vokshi”, “Sami Frashër” dhe në “Meto Bajraktari”, gjithashtu është urdhëruar edhe mbyllja e dy çerdheve të cilat përdorin lënde me përmbajtje të lartë të sulfurit. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2014, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori