Mbyllen shkollat, spitalet në gatishmëri: Tërmeti i fuqishëm alarmon ishullin grek ku banojnë mjaft shqiptarë

Tërmeti 6.4 ballë që ra mbrëmjen e djeshme në Greqi pranë ishullit Zakyntos ka shkaktuar vetëm dëme materiale për fat të mirë.

Ai u pasua edhe nja tërmete të tjera me forcë më të vogël, ndërsa autoritetet lokale kanë njoftuar mbylljen e shkollave deri në një vendim të dytë deri sa të bëhet verifikimi i të gjitha godinave, raporton Albeu.com.

Ndërkohë, autoritetet kanë vënë në gatishmëri spitalet e ishullit në pritje të të plagosurve të mundshëm.

Deri më tani është raportuar vetëm për disa të plagosur lehtë nga tërmetet, ndërsa dëme të konsiderueshme kanë pësuar disa ndërtesa të vjetra.

Zakyntos është një ishull në detin Jon ku banojnë edhe mjaft emigrantë shqiptarë me familjet e tyre, deri më tani nuk ka njoftime për dëme tek ta. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2018, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori