Mbyllen çerdhet, kopshtet dhe shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
Ditën e djeshme ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoimbylljen e shkollave 9 vjeccare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Ndërkohë në mbrëmje ishte ministrja Olta Xhaçka, që njoftoi se është marrë vendimi që po kështu të jenë pushim edhe kopshtet dhe çerdhet e qarqeve në fjalë. Gjithashtu, pushim do të kenë edhe punonjësit e administratës që kanë fëmijë në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në këto qarqe.

"Duke pasur parasysh edhe faktin që ngjarja e fundit sigurisht që ka shkaktuar më shumë frikë e stres tek ata që janë edhe qytetarët më të vegjël të Tiranës, Durrësit dhe çdo zone të prekur nga tërmeti, Ministria e Arsimit ka vendosur që dita e sotme të jetë pushim për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që është marrë vendimi që në keto tre qarqe do të jetë pushim edhe për kopshtet dhe çerdhet. Sa ju takon prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9 vjeçare, sot mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre" tha Xhaçka.
Shtuar më 23/09/2019, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori