Mbushi tregjet me drogë nga Shqipëria, “tezja” e kokainës flet nga burgu
Pëlqej
E konsideruar ndryshe edhe si një tezja e kokainës, Valentina Tufa është shqiptarja e njohur ndërkombëtarisht për shitjen e kokainës të cilës e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri.

E burgosur në burgun e Lipjanit, ajo ka rrëfyer arsyen e veprimtarisë së saj në një intervistë për “Frontal”.

Ajo është e dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7 mijë euro gjobë.

Aspak e penduar që ka qenë pjesë e trafikut të drogës, ajo ka rrëfyer:

Pendesa ka çdo njeri, por diçka që bëhet nuk kthehet më”.
Ajo vijon rrëfimin e saj:

Për fëmijët jap jetën, unë për ata jetoj. Nëse jam e fortë deri tani për ato jam. Ato thuhet se kanë edhe miliona, por s’i kanë së fëmijët e mi punojnë në 3 e gjysmë të mëngjesit deri në 1 të natës”. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori