Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak se akuzohen për dhënie ndihmë
shtetasve të huaj për kalim të
paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Të arrestuari janë L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP
Gjirokastër, në
bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-
Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të
paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të
shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në
bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të
paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.
Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 4”.
Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP
Gjirokastër, në
bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë
shtetasve të huaj për kalim të
paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kapën duke transportuar emigrantë të
paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP
Gjirokastër, në
bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasve L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP
Gjirokastër, në
bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-
Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të
paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të
shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në
bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të
paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 10:13