Mburoja e "Çipurit" që i shpëtoi jetën nga atentati i frikshëm
Armando Sulejmani është i vetmi i mbijetuar i atentatit të tre ditëve më parë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ku mbetën të vdekur Arjan Hasani dhe Orest Rexho, ky i fundit kunati i Sulejmanit, i njohur ndryshe edhe si "Çipuri".

Edhe pse ishte objektivi i atentatit sipas policisë, Sulejmani ia doli të shpëtojë me vetëm dy plumba, njërin në dorë dhe tjetrin në këmbë, por pa rrezik për jetën.

Ndërkohë, trupat e Hasanit dhe Rexhos janë bërë shosh nga plumbat. Pikërisht nga ky fakt policia dyshon se ata kanë shërbyer si mburojë për Sulejmanin.

Nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor rezulton se Orest Rexho, ka marrë në trup 19 plumba, ndërsa 14 plumba automatiku ka marrë në trup viktima tjetër Arjan Hasani.

Sulejmani prej kohësh qëndronte i fshehur dhe bënte një jetë mes Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ai lëvizte gjithmonë i armatosur dhe shpesh herë përdorte kunatin e tij Orest Rexho, si taksist duke e transportuar nga njëra bazë në tjetrën.

Rexho për policinë kriminale në Vlorë njihet si person që është marë me shitjen e drogës, por jo i implikuar në vrasje. Pritet që në ditët në vijim prokuroria t’i komunikojë Armando Sulejmanit masën e arrestit në burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”.

Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve.

Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj.

Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur ndërkohë krijoi dyshime mbi disa persona.

Të vënë përpara me atentate, me sa duket krahu tjetër këtë herë ka sulmuar duke prodhuar dy viktima dhe një të plagosur.
Shtuar më 19/02/2019, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori