Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme reshjet e dëborës kanë vijuar me një intesitet të lartë, ndërkohë trashësia e dëborës është nga 15-20 centimetra, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -6 gradë celcius.
Drejtoresha e Emergjencave civile Ermira Xhaja na ka bërë me dije se situata vijon të jetë nën kontroll, ku prej mbrëmjes së djeshme grupi i punës ka qënë në terren, duke funksionuar me 2 fadroma, në zonën e mokrës e cila ka më shumë
vështirësi.
Në Njësinë
Administrative Proptisht kalueshmëria e mjeteve është pa problem ndërsa për Njësinë
Administrative Trebinjë dhe Velçan mjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë pasi do të ketë
vështirësi deri në hapjen e rrugëve ku po punohet vetem me një mjet.
Ndërkohë
vështirësi ka patur edhe në Njësinë e Dardhasit si dhe Njësinë
Administrative të Çërravës ku është duke punuar një fadromë për hapjen e rrugëve dhe këtë na i bën me dije Përgjegjësi i Rrugëve Rurale dhe Infrastrukturës Reshit Fraholli.
Përsa i përket situatës në qytetin e Pogradecit janë një grup puntorësh nga Bashkia Pogradec të cilët prej orëve të para të mëngjesit janë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e ç’do insitucioni, në veçanti ambientet e shkollave dhe kopshteve si dhe trotuaret.
Ndërkohë masat janë marrë edhe për furnizimin e dyqaneve me ushqime në zonat e thella malore.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 16:31