Mbollën kanabis në parcelat e ullinjve, arrestohen shqiptarët
Pëlqej
4 persona janë arrestuar nga autoritet greke, ndërkohë që mësohet se dy prej tyre janë shqiptarë.

Mediat greke raportojnë parcela me kanabis ishte mbjellë në rrethinat e Agio Vasilios në një ullishte në Kretë, ndërsa u sekuestruan 531 bimë.

Shqiptarëve, mjaft të rinj në moshë 21 dhe 30 vjeç nuk është bërë i ditur identiteti. Në pranga kanë rënë gjithashtu dy grekë 40 dhe 52 vjeç.

‘Zougla.gr’ shkruan se përveç drogës u sekuestrua edhe dy armë, një shumë parash prej 1.000 eurosh, 9 celularë, një makinë po ashtu edhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kultivimin e kanabisit.
Shtuar më 24/05/2018, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori