Mblidhet sot në Londër koalicioni kundër ISIS
Të udhëhequer nga Shtetet e Bashkuara, do të mblidhen sot në Londër ministrat e Jashtëm të vendeve që e përbëjnë koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik ISIS. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, janë kryesuesit e bisedimeve në Londër.

Ky është takimi i parë i përfaqësuesve të koalicionit që nga sulmet në Paris, sulme të cilat kanë rezultuar me vdekjen e 17 personave.

“Terroristët duan që të na përzënë neve, por në të vërtetë veprimet e tyre kanë pasur efekt të kundërt, ata janë duke na bërë së bashku”, ka thënë Kerry në Uashington, pak para nisjes për në Londër.

Një zyrtar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar se luftëtarët e huaj do të jenë në fokus të takimit, ndërsa do të formohet një ekip i ekspertëve që ka për qëllimin shkëmbimin e informacioneve të militantëve që udhëtojnë nga një vend në tjetrin.

Agjencia Evropiane Europol vlerëson se deri në 5 mijë qytetarë nga BE-ja kanë shkuar për t’iu bashkuar militantëve në Siri dhe Irak. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori