Mblidhet Byroja Parlamentare për pezullimin e Flamur Nokës nga Kuvendi
Pëlqej
Prezenca e Flamur Nokës në sallë pavarësisht pezullimit që i bëri kryeparlamentari Ruci, ka sjellë mbledhjen e Byrosë Parlamentare.

Ashtu siç u njoftua edhe gjatë seancës, mbledhja e Byrosë Parlamentare nisi në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat Flamur Noka nga punimet e Kuvendit.

Edhe deputetët opozitarë të PD dhe LSI kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama, me pretendimin se kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha, por kjo kërkesë u hodh poshtë.
Shtuar më 12/10/2017, ora 19:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori