Mbledhje e jashtëzakonshme, Fullani shkarkon dy drejtorë
Pëlqej
Banka Qëndrore ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë të saj, pasi mendohet se janë përgjegjës për mbikqyrjen jo të plotë të thesarit.

Guvernatori Ardian Fullani, ka mbajtur të enjten në mbrëmje një mbledhje të jashtëzakonshme, duke thirrur anëtarët e bordit mbikëqyrës. Ky fakt bëhet me dije nga burime konfidenciale për "Vizion Plus".

Tema e diskutimit ka qënë vjedhja e 713 milion lekëve. Mësohet se është shkarkuar nga detyra drejtori i departamentit të emisionit, Dorian Çollaku dhe drejtori i Sigurimit dhe Mbrojtjes, Eduart Sinani. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori