Mbledhja sekrete, deputeti i PS flet për oficeren që dëshmoi kundër Tahirit
Pëlqej
Deputeti i PS-së Ulsi Manja ishte njëri prej atyre që qëndroi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku kërkohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

I ftuar në “Opinion”, ai tha se dëshmia e një oficereje që dha Prokuroria nuk ka të bëjë me deputetin Saimir Tahiri.

Ai theksoi dhe se kolegët e tij nuk e kanë nxjerrë emrin e dëshmitares, pasi se kanë lexuar dëshminë dhe janë mjaftuar vetëm me pjesën që ka lexuar prokurori.

Ai tha se anëtarët e PS nuk e kanë kërkuar emrin e dëshmitarit, por vetëm pasazhin e dëshmisë ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shtuar më 23/10/2017, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori