Vrasje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “C”. Lajmi është konfirmuar për mediet kosovare nga  Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë.

”Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë ai.


Shtuar 14.06.2023 22:09