Mbi 46 milionë të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën
Ka shkuar mbi 46 milionë, numri i personave të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën.

Saktësisht, janë infektuar me koronavirus në mbarë globin, 46 054 441 njerëz deri tani. Nga të infektuarit, kanë ndërruar jetë nga virusi 1 195 945 persona.

Ndërsa, janë shëruar nga koronavirusi, deri tashmë, 33 322 676 njerëz.


Shteti me më shumë të infektuar në glob është SHBA, me 9 324 833 persona. Më pas, më shumë të infektuar ka India, Brazili, Rusia, Franca etj.

Vihet re se janë shtuar frikshëm rastet në vende të varfëra, ku dhe kushtet e njerëzve nuk janë optimale. Shumë vende europiane kanë marrë masa ndaj Covid-19, duke zgjedhur shtet-rrethimin në orë të caktuara.
Shtuar më 31/10/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori