Mbi 195 mijë viktima në mbarë botën, bilanci i dhimbshëm nga Covid-19 në të gjithë botën
Numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi ne mbare boten ka tejkaluar tashme shifren 195,000, ndërsa numri i përgjithshëm i te prekurve po i afrohet pragut 2.8 milione: kjo është ajo që del nga te dhenat e fundit te publikuar nga Universitetit Johns Hopkins.

Mengejsi i te shtunes ka shenuar 195.920 vdekje ne tere boten, ose 5,059 më shumë sesa nje dite me pare, nderkohe qe 781,382 paciente jane sheruar.

Me 1.258 vdekje në 24 orët e fundit dhe 51,017 në total, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në terma absolut nga koronavirusi por bilanci i përditshëm i hartuar nga Universiteti Johns Hopkins zbulon shifrën më të ulët të tre javëve të fundit.

Kjo rënie e njëfishtë, megjithatë – paralajmëron Hopkins – nuk tregon ndonjë prirje tani për tani dhe do të duhet të përsëritet në ditët e ardhshme në mënyrë që të konfirmojë një përmirësim të vërtetë të situatës në vend.

Shtuar më 25/04/2020, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori