Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, ku 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, ndërsa u shënuan edhe 474
raste të reja.
Janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve
aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14962
Fier 1961
Shkodër 1378
Durrës 1446
Lezhë 1016
Vlorë 1049
Korçë 880
Elbasan 1045
Berat 821
Dibër 532
Gjirokastër 478
Kukës 392
Shtuar më 17/01/2021,
ora 17:43