Mbi 100 viktima nga COVID-19 në Greqi
Për të dytën ditë radhazi numri i viktimave nga CovidGreqi është mbi 100 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se në vendin fqinj si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 103 viktima dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid 1 498 raste të reja.

Sipas informacioneve vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja në krahasim me ditët e fundit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 91,619 mes të cilëve kanë humbur jetën 1 630 persona.
Shtuar më 22/11/2020, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori