Mbetjet, gjobiten krerët e 16 bashkive dhe 26 komunave
Ministria e Mjedisit ka gjobitur krerët e 16 bashkive dhe 25 komunave, pasi nuk kanë zbatuar ligjin për “menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, bëhet fjalë për paligjshmëri të vërejtura në lidhje me pastrimin, grumbullimin dhe mirëmbajtjen e vend-depozitimeve të mbetjeve.

Bashkia e Vlorës, Korçës, Sarandës, Himarës, si dhe ajo e Kavajës janë disa ndër Bashkitë e gjobitura.

Gjobat janë vënë përkatësisht ndaj drejtuesve të këtyre njësive vendore, Shpëtim Gjika, Niko Peleshi, Stefan Cipa, Gjergj Goro dhe Elvis Roshi dhe variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të rinjë, shkruan Balkanweb.com.

Ndërkaq, Ministria e Mjedisit ka bërë të qarte se nëse përsëriten të njëjtat shkelje, ndaj drejtuesve të njësive vendore do të bëhet kallëzim penal për ndotje të mjedisit si dhe kërkesë pranë Këshillit të Ministrave për lirim nga detyra.

Masat penalizuese ndaj drejtuesve vendorë vijnë pas kontrolleve të Inspektoriatit të Mjedisit në këto njësi, ku janë konstatuar shkelje ligjore referuar grumbullimit, depozitimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane dhe atyre të ngurta. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2012, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori