Mbeti e bllokuar në terrenin e vështirë, shpëtohet alpinistja në Vlorë
Një alpiniste 31-vjeçare e cila ishte bllokuar prej tre orësh në malin e Çikës në Vlorë është shpëtuar më në fund.

Operacioni ishte shumë i vështirë për shkak të terrenit.

Ajo ka pësuar një traumë kranike, VLC të fytyrës dhe traumë të baçinit.

Alpinistja u trajtua nga ekipi mjekësor dhe më pas u shoqërua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori