Mbështetja e madhe për Kosovën, artisti bën portretin e Biden me oriz dhe grurë
Ndërsa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe
Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke
përdorur drithëra dhe
fara.
Alkent
Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar
Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme, raporton Klan Kosova.
45 vjeçari
Pozhegu ka
përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit,
fara luledielli, oriz dhe fasule.
“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse
Biden e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë
Pozhegu.
Biden është tejet i njohur për kosovarët, pasi që ka kritikuar ashpër politikat e ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 08:41