Mbërrin në Tiranë ambasadori i ri italian, kush do ta zëvendësojë Alberto Cutillon
Ka mbërritur në Tiranë ambasadori i ri i shtetit fqinj të Italisë që do të pasojë në detyrë Alberto Cutillo.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës së Italisë në Shqipëri, mësohet se Cutillon do ta zëvendësojë Fabrizio Bucci.

Më tej në këtë njoftim shkruhet se Bucci-n e presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin.”

I urojmë mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi!”, shkruhet në njoftim.
Shtuar më 08/01/2020, ora 21:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori