Mbërrin në Shqipëri Angela Merkel
Sapo ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit avioni i kancelares gjermane Angela Merkel. Ajo është pritur nga një delegacion qeveritar shqiptar, ndërsa pas disa minutash pritet të mbërrijë në Tiranë ku edhe do të takohet me homologun e saj Edi Rama, raporton Albeu.com.

"Zonja e Hekurt" e Europës do të qëndrojë për rreth 4 orë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa më pas do të vazhdojë turin e saj në Ballkan me Serbinë qëndrimin e rradhës.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë e delegacionit gjerman.

Kjo cilësohet si një vizitë e rëndësishme për marrëdhëniet shqiptaro-gjermane. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2015, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori