Mbërrijnë në Shqipëri refugjatët e parë sirianë
Pesëdhjetë refugjatë sirianë kanë mbërritur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës.

Refugjatët janë nga Siria ndërsa u përkasin grupmoshave të ndryshme duke qenë se janë shpërngulur nga vendet e tyre familjarisht.

Ata kanë hyrë nga Greqia, shtet ky që po përballet me një fluks tepër të madh refugjatësh që pas hapjes së kufirit nga ana e Turqisë. Kjo ka bërë që edhe autoritete shqiptare të marrin masa dhe të planifikojnë qendrat e pritjes, duke qenë se janë një portë hyrëse për në vendet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht refugjatët që kanë mbërritur në Gjirokastër po strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth dy kilometra në veri të Gjirokastrës.

Mësohet se institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse për 30 mijë refugjatë, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.
Shtuar më 08/03/2020, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori