Mbaron dëshmia e ministrit të Ramës në Prokurori, çfarë tha për skandalin e rrugëve
Ka marrë fund dëshmia e Gjiknurit në Prokurorinë e Rkimeve të Rënda.

Marrja në pyetje e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, ka zgjatur më shumë se një orë në lidhje me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Ministri Gjiknuri u paraqit rreth orës 16:45 tek Krimet në Rënda ku u mor në pyetja nga Prokurorja Elisabeta Imeraj.

“Unë nuk kam asgjë për të shtuar. Ato gjëra janë të paraqitura në audit. Unë nuk jam këtu për të bërë hetime, i kam thënë shkeljet në audit. Në cilësinë e personit kallëzues, kam dhënë dëshminë time mbi gjetjet e auditit.” tha Gjiknuri në një prononcim të shkurtër. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2018, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori